I dëmtoi tubin e ujit me eskavator, nis procedimi për 64-vjeçarin në Librazhd

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. L., 64 vjeç, pasi dyshohet se në korrik 2025, gjatë punës me ekskavator për pastrimin e rrugës së fshatit Menik, nga pakujdesia ka dëmtuar tubin që çon ujë të pijshëm në banesën e shtetasit R. O., 75 vjeç.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, sipas komunikatës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.