Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 48 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. M., 67 vjeç, në aksin rrugor “Belsh-Cërrik”. Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, sipas komunikatës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.













