Elbasan/ Shkelje e urdhrit të mbrojtjes dhe kërcënim ndaj një 57-vjeçareje, procedim penal për një 58-vjeçar

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit A. C., 58 vjeç. Sipas kallëzimit të një shtetaseje 57-vjeçare, ai ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata ndaj tij, duke e kërcënuar dhe fyer. Prokuroria po ndjek rastin për veprime të mëtejshme ligjore.