Sardenja po shpopullohet, ofron 15.000 euro për ata që duan të vijnë dhe 20.000 euro për çdo biznes

ITALI – Sardenja një nga ishujt më të bukur të mesdheut, po shpopullohet me shpejtësi. Në kuadër të kësaj ajo ka marrë disa vendime të reja të cilat favorizojnë, ardhjen e emigrantëve apo vendasve për të jetuar në këtë ishull. Ndonëse ishulli vizitohet nga shumë turistë, përsëri bilanci i njerëzve që jetojnë aty është shumë i vogël. Popullsia ka rënë në 1.57 milionë nga 1.64, sipas burimeve zyrtare.

Mediat e huaja thonë se lindshmëria ka rënë dhe rinia po largohet për të jetuar në vende të tjera. Rajoni i Sardenjës ka nisur një program për të nxitur zhvendosjen në qytetet e tij të vogla me më pak se 3,000 banorë, duke ndarë një grant deri në 20,000 euro për çdo biznes të ri në këto qytete. Gjithashu ajo u ofron 15,000 euro çdo personi, që dëshiron të zhvendoset në një nga qytetet e saj.

Masat përfshijnë gjithashtu mbështetje për familjet që banojnë ose zhvendosen në komunat e prekura për çdo fëmijë të lindur ose të adoptuar, si dhe grante të pakthyeshme për blerjen ose rinovimin e shtëpive të para dhe për zhvillimin e zonës lokale. Ndërsa disa bashki kanë dhënë burime shtesë. Megjithatë, mbërritjet e emigrantëve janë të pakta, pasi të huajt përbëjnë vetëm 3.3% të popullsisë, ndërsa vendi vazhdon dhe shpopullohet çdo ditë