Arrestohet 25-vjeçari për posedim të lëndës narkotike, në Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. M., 25 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.