LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll. Dy automjete dhe një motoçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rënë drejtuesi i motoçikletës. Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia bëri me dije se nuk ka të plagosur të tjerë nga ky aksident dhe se po punon për të zbardhur më shumë ngjarjen.
