Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëti nga zjarret e verës do të dëmshpërblen qindarkë për qindarkë.
Sipas Ramës dëmshpërblimi i qytetarëve do të bëhet përmes një akti normativ të qeverisë që do të dalë së shpejti.
Rama theksoi gjithashtu se sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, të tilla si zjarret apo tërmetet, do të bëhet i detyrueshëm me ligj. Sipas Kryeministrit, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka një ligj të tillë.
Ndër të tjera Rama tha se për tokat që digjen, nuk do të jepet leje ndërtimi për 30 vite, por ato toka të djegura, do të mbillen e kultivohen sërish.
Rama po ashtu premtoi se do të përdoret teknologjia e re përmes dronëve që do të blihen së shpejti nga shteti shqiptar.
Në fokus është edhe blerja e avionëve zjarrfikës. Në fund Kryeministri përgëzoi zjarrfikësit dhe tha se për ta do të ketë një vlerësim, duke përfshirë edhe rritjen e pagave për ta.
