Vjedhje dhe braktisje fëmijësh në Librazhd

Librazhd, 3 Tetor 2025 – Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për rastet e mëposhtme:

A. A., 57 vjeç, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e vëllait të tij.

A. M., 26 vjeçe, po hetohet për “braktisjen e fëmijëve të mitur”.

Hetimet janë në vazhdim dhe Prokuroria po merr masat e nevojshme ligjore.