Kapen lëndë narkotike në Elbasan

Elbasan, 3 Tetor 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan arrestoi G. Sh., 25 vjeç, pasi gjatë një kontrolli të kryer nga Forca e Posaçme “Operacionale”, në automjetin ku ishte pasagjer u gjet një sasi e dyshuar kokainë.

Në vijim, A. X., 26 vjeç, drejtuesi i automjetit, po hetohet për “moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se kishte dijeni për lëndën narkotike, por nuk e kallëzoi në organet kompetente.

Gjithashtu, A. X., 62 vjeç, babai i 26-vjeçarit, po hetohet për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një thikë ushtarake e cila u sekuestrua.