Gjendet e pajetë pranë pallatit një vajzë 16-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një e mitur rreth 16 vjeçe është gjetur e pajetë pranë një pallati në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vajza është vetëhedhur nga lartësia e ndërtesës, duke humbur jetën në vend. Policia bën të ditur se identiteti i saj nuk është zbardhur ende, pasi as banorët e zonës nuk e kanë njohur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota, ndërsa një nga pistat kryesore është ajo e vetëvrasjes.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.10.2025, në rrugën “Gjon Buzuku”, një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim, e cila për pasojë ka humbur jetën.