Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës

KROACI- Një ngarkesë me perime nga Shqipëria është bllokuar nga autoritet e Kroacisë. Bëhet me dije se 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës janë bllokuar për shkak të përmbajtjes së pesticideve. Siç raportohet sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.

Ndërkohë pritet që institucionet shqiptare të reagojnë për këtë rast, i cili vjen në një periudhë të ndjeshme për eksportet bujqësore shqiptare drejt tregjeve të BE-së. Gjithashtu kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.