Një punonjës i policisë së Fushë Krujës është goditur teksa parkonte makinën nga një person i identifikuar si Aranit Merlika.
Autori është shpallur në kërkim, ndërsa polici ndodhet në komisariat ku ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen dhe ka kryer denoncimin.
Policia po heton shkaqet e dhunës ndaj efektivit E.Kasmi.
Paraprakisht dyshohet se polici dhe autori janë konfliktuar më herët gjatë ditës së sotme.
