Aksident i rëndë në dalje të Vorës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në dalje të Vorës, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja u regjistrua rreth orës 08:30. Në aksident u përfshinë 3 automjete që drejtoheshin nga shtetasit me inicialet B. G., F. H. dhe F. A. Fatkeqësisht, drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi Flogert Ajazi, 35 vjeç, ka ndërruar jetë.

Dy pasagjerë që udhëtonin me të janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.