Secili të ruajë kokën e tij! Libra e shishe uji në drejtim ministrave, Shihni mimikat e pazakonta në Kuvend. Foto

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione të forta, duke u shndërruar në një arenë përplasjesh mes deputetëve.

Pamjet nga salla tregojnë momente kaosi, ku disa deputetë janë detyruar të mbrohen me dosje apo duar për t’u shmangur nga sendet e hedhura në drejtim të foltores. Situata e krijuar ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të Gardës së Republikës, e cila është pozicionuar në formë kordoni për të frenuar përshkallëzimin e tensioneve.

Për pasojë, punimet e seancës janë ndërprerë përkohësisht.