Temperatura deri në 33 gradë Celcius…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 33 gradë Celcius në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.