EMRI/ Zhduket 22-vjeçari, babai ngre alarmin në Polici!

Një i ri nga Fushë-Arrëzi është zhdukur pa gjurmë që prej 13 shtatorit. Bëhet fjalë për shtetasin Elkrist Kola, 22 vjeç, i cili është larguar nga banesa ditën e shtunë dhe nuk është kthyer më.

Babai i tij, 63 vjeç, ka kallëzuar ditën e djeshme në Polici, ku ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e të birit.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e të birit.

Mësohet se sipas familjarëve, Elkrist Kola është parë për herë të fundit në Luf të Pukës.

Ditën që është zhdukur ai ishte i veshur me xhins ngjyrë kafe, tuta sportive të zeza dhe atlete të zeza.