Izraeli sulm në Katar/ Sky News: Pesë zyrtarë të Hamasit ndodheshin në takim në Doha, kush ishte shënjestër e Izraelit

KATAR- Një seri shpërthimesh të forta u regjistruan pak para orës 15:00 në zonën Katara të Dohas në Katar. Dëshmitarët raportuan se të paktën pesë shpërthime të fuqishme në këtë rajon. Siç raportojnë mediat e huaja në shënjestër ishte lideri i Hamasit, Khalil al-Hayya.

Por Sky News shkruan se Doha ishin të pranishëm pesë zyrtarë të Hamasit, Khalil al Hayya, Khaled Mashaal, Muhamed Darwish, Razi Hamad dhe Izzat al-Rishk.

Rrjeti televiziv saudit Al-Arabiya ka raportuar se al-Hayya, i cili më parë shërbeu si zëvendëskryetar i byrosë politike të Hamasit, u vra në sulm.