Gramsh: Zjarr në servis për shkak të shkëndijës elektrike

Gramsh, 9 Shtator 2025 – Rreth orës 09:00, në fshatin Holta, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike në një automjet, ka rënë zjarr në servisin në pronësi të B. H. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të zjarrit dhe pasojave të tij.