Elbasan: Arrestohet një person për vjedhje në lagjen “Kongresi”

Elbasan, 9 Shtator 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë B. K. (H.), 37 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte në një dyqan në lagjen “Kongresi”. Materialet e mbledhura u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.