Aksident me dy të plagosur në Maliq

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Maliq-Moglicë. Makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë është plagosur shoferi dhe pasagjerja, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, shtetasi A. D., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.