Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Azotikut”.
Ngjarja ka përfshirë dy automjete, një tip “Mercedes” dhe një “Citroën”, të cilat janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e goditjes, një prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
