Makina përplas për vd*ekje të moshuarin

DURRËS- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Hamallaj të Durrësit. Sipas informacioneve policore një 57-vjeçar ka përplasur me automjetin që drejtontë një 70-vjeçar.

Ky i fundit si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Drejuesit i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.