Ambasada thekson se kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista.
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.
Ambasada thekson se kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA:
Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.
