Aksident në aksin Elbasan–Peqin, tre të dëmtuar lehtë

Elbasan – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, ku automjeti që drejtonte shtetasi R. B., 38 vjeç, është përplasur me mjetin e drejtuar nga A. R., 24 vjeç. Si pasojë janë lënduar lehtë A. R. dhe dy pasagjerë në automjetin e tij. Ngjarja po hetohet nga autoritetet.