Dyshohet se ra në det nga trageti, Shqipëria dhe Italia operacion kërkimi për gjetjen e trupit

SHQIPËRI- Një person është raportuar i zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA” ndërsa Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri. Gjithashtu mësohet se operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat.

Sipas informacioneve, operacioni do të vijohet në varësi të zhvillimeve dhe kushteve atmosferike.