TIRANË- Kryeministri Edi Rama në komunikimin e radhës në rubrikën “Sy m’Sy” ka folur për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Rama u shpreh se Tirana nuk është Teherani, ndërsa shtoi se aksioni që po zhvillohet nuk bëhet për të goditur sipërmarrjet e vogla por për të liruar trotuarin që është i qytetarëve. Ai njoftoi se po bëhet rregullorja kombëtare që do të vendosë se dëri ku e ka kufirin çdo biznes.
“Ka nga ata që ankohen që hoqët tendat mbeten karriget, është Tiranë nuk është Teheran, nuk kemi dalë me sulm për të shkatërruar sipërmarrjet e vogla, jetën mesdhetare të kafeneve etj, pro të vendosur kufirin, trotuari është i qytetarëve dhe një pjesë e tij mund të përdoren por me kufi. Nuk mundet dot që të moshuarit të mos kenë mundësi të ulen se janë vendosur tendat dhe janë ngritur strukturat metalike dhe dikush ka vendosur një tra dhe të mbledhë lekët. Ka edhe nga ata që nuk marrin vesh. Po bëjmë rregulloren kombëtare që do vendosë qartë kufijtë. Kemi studiuar shumë qytete si Barcelona apo Kopenhageni. Ka qytete të tjera me formula të tjera, por do i bëjmë të qarta këto, edhe detyrimet, por edhe ndëshkimet.”, tha Rama.
