Prrenjas – Denoncim për vjedhje automjeti, Policia në kërkim të autorëve

Një 26-vjeçare ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Librazhd se gjatë natës së 31 korrikut i është vjedhur automjeti, i cili ishte parkuar në fshatin Prrenjas.

Sipas denoncimit të shtetases E. R., mjeti është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërkohë që shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.