Procedime penale dhe referime në Prokurori për aksidente dhe vepra të ndryshme në Elbasan

Shtetasi S. B., 67 vjeç, po hetohet për aksident në rrugën “Sherif Cani”, ku humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një shtyllë. Ai dhe dy pasagjerët janë lënduar lehtë.

R. K., 37 vjeç, akuzohet për aksident me dëmtime ndaj një këmbësori 47-vjeçar në rrugën “Qemal Stafa”. Viktima është jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E. G., 20 vjeç, u procedua penalisht pasi iu gjet lëndë narkotike kanabis gjatë kontrollit fizik.

P. B., 55 vjeç, po hetohet për goditje me send prej druri ndaj vëllait të tij për motive pronësie.

Në fshatin Marinës, Belsh, shtetasi B. K., 46 vjeç, po hetohet për kryerje të gërmimeve me ekskavator pa leje.

Shtetasi B. K., 45 vjeç, po procedohet për përdorim të keqdashëm të thirrjeve telefonike.

Në Librazhd, L. P., 20 vjeç, dyshohet për goditje me grushte ndaj një 30-vjeçari; ndërsa H. P. për vendosje të një kontenieri metalik në zonë të mbrojtur të parkut Shebenik.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.