Po lahej në det, mbytet turistja çeke në plazhin e Qerretit

KAVAJA- Një turiste 42-vjeçare nga Çekia është mbytur teksa po lahej në plazhin e Qerretit në Kavajë. Bëhet me dije se turistja është mbytur aksidentalisht rreth orës 16:00, ndërsa po vijohet me punën e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.