Një dhimbje e madhe ka tronditur familjen Dini këtë mëngjes. Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të saj të dashur.
Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Barbana shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e një njeriu të pazëvendësueshëm në jetën e saj, duke e përshkruar babanë si heroin dhe shokun më të mirë të saj.
“Këtë mëngjes zgjohem zemërthyer, e shkatërruar shpirtërisht… Miq, sot humba një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën time, shokun tim më të mirë… Ahhhh BAB. Sa shumë gjëra mund të them për ty, ti ishe heroi im, mësuesi më i mirë i jetës, një shembull drejtësie dhe mirësie për këdo që të njohu. Fitove çdo betejë në jetën tënde, ti humbe vetëm betejën me dhimbjen… Sa krenare dhe me fat jam që pata gjakun tënd, nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Ishe mbi të gjitha një njeri i madh që le një boshllëk shumë të madh tek të gjithë ne. Përqafoje fort Ergin! Të dua përtej jetës!”, shkruan ajo.
Kjo është një humbje e rëndë tjetër për familjen Dini, e cila përjetoi në vitin 2016 ndarjen tragjike nga jeta të këngëtarit të ri, Ergi Dini, vëllait të Barbanës, pas një aksidenti tragjik me motor.
