Elbasan: Djali 4-vjeçar i humbur i rikthehet prindërve – Policia falënderon mediat për bashkëpunimin

Pas publikimit të informacionit në media dhe ndihmës së qytetarëve, djali 4-vjeçar i gjetur pranë shatrivanit në Elbasan është rikthyer i sigurt tek prindërit e tij.

Fëmija, i cili kishte deklaruar se prindërit e tij quheshin Flamur dhe Vera, u identifikua dhe iu dorëzua familjes nga punonjësit e Policisë së Elbasanit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjitha mediat që bashkëpunuan në mënyrë të menjëhershme dhe profesionale në shpërndarjen e informacionit, duke ndihmuar në zgjidhjen e situatës brenda një kohe rekord.