Plagosen tre persona nga përplasja e dy makinave

Fier, 24 qershor 2025 – Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin “Fier–Cakran”, ku janë përplasur dy automjete të tipit “Ford” dhe “Volkswagen”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, tre pasagjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë publike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla me pasoja për jetën dhe shëndetin.