Elbasan – Policia e Qarkullimit Rrugor ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. K., 62 vjeç, drejtuesi i automjetit që përfshihet në aksidentin tragjik të ndodhur dje në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, e cila po lëvizte në këmbë.
Arrestimi u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
