Aksident në aksin rrugor, përplasen dy automjete, dy persona përfundojnë të plagosur

PUKË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pukë-Shkodër. Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Pukës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa raportohet se aksi është aktualisht i bllokuar dhe pritet të hapet për pak minuta.