Elbasan, 19 qershor 2025 – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori, lidhur me një aksident rrugor të ndodhur më 18 qershor në aksin “Elbasan–Bradashesh”.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasi Th. Z., 65 vjeç, u përplas me mjetin e drejtuar nga shtetasja S. M., 39 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, u dëmtuan dy drejtuesit dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjetet respektive.
Të lënduarit morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndaj shtetasit Th. Z. ka nisur procedim penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ngjarja është në hetim dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme ligjore.
