TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 9°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Korcës deri në 35°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
