ITALIA- Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe 42-vjeç, janë arrestuar pranë Napolit, me akuzën e vrasjes së babait të tyre, Antonio Di Gennaro, 71-vjeç. Mediat italiane shkruajnë se trupi i viktimës u gjet i fshehur në një arkë në tarracën e shtëpisë së fëmijëve të tij ndërsa ngjarja u zbulua pasi partnerja e 71-vjeçarit raportoi në polici zhdukjen e tij.
Hetimet zbuluan se babai ishte vrarë mëngjesin e 3 qershorit, pas një plani të dyshuar nga dy vëllezërit, të cilët dyshohet se i dhanë atij një pilulë gjumi të hedhur në kafe dhe më pas e mbytën me një jastëk, pasi ai refuzoi t’u jepte paratë e pensionit të nënës së tyre të ndjerë, shkruajnë mediat italiane.
Dy të arrestuarit, Michele Di Gennaro, inxhinier biomjekësor, dhe Andrea Di Gennaro, trajner personal, nuk kanë precedentë penalë. Gjatë marrjes në pyetje ata pranuan përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë.
