Deklaratat për shqiptarët, Starmer: Nuk bëj komente për qeveritë e mëparshme britanike, fakti që jam këtu deklaron si e shohim ne Shqipërinë

Starmer: Fakti që jam kryeministri i parë që vij këtu, duhet të shihet si deklaratë për mënyrën si e shohim ne Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Nuk bëj komente për qeveritë e mëparshme të Britanisë së Madhe. Qasja ime nuk është diplomacia me megafon. Unë nuk dua ti bërtas problemet por dua të përvesh mëngët dhe ti zgjidh çështjet. Kjo ka qenë mënyrë më efektive për të zgjidhur problemet.