PUKË- Numërimi i votave në Bashkinë e Pukës ka përfunduar mëngjesin e sotëm. Mësohet se fituese në këtë bashki ka dalë Partia Demokratike me 2034 vota. Ndërkohë që forcë e dytë ka dalë PS me 1572.
Ndërkohë që një numër të madh votash, prej 930 vota ka marrë dhe Partia Social-Demokrate në këtë bashki. Ndërsa votat e tjera janë ndarë mes partive të vogla në këtë bashki.














