PS kryeson bindshëm/ Rezultatet paraprake të votimeve në qarkun e Elbasanit

Elbasan, 12 maj 2025 – Nga numërimi i deritanishëm i 1,544 kutive të votimit nga 5,225 gjithsej në qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste e Shqipërisë është në avantazh të ndjeshëm me 205,804 vota, që përfaqësojnë 52.90% të totalit të deritanishëm.

Në vendin e dytë renditet koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 133,092 vota, ose 34.21%. Diferenca mes dy forcave kryesore është aktualisht mbi 70 mijë vota.

Subjektet e tjera kanë rezultate dukshëm më të ulëta. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë deri tani 13,491 vota (3.47%), pasuar nga Partia Socialdemokrate me 14,393 vota (3.70%) dhe Partia Mundësia me 10,258 vota (2.64%).

Të tjerë aktorë politikë si Lëvizja Bashkë (4,861 vota), Koalicioni Euroatlantik (4,295 vota) dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim (1,376 vota) nuk kanë arritur të kalojnë pragun përfaqësues.

Procesi i numërimit vijon në qendrat e tjera të votimit në të gjithë qarkun dhe rezultatet përfundimtare pritet të ndryshojnë në varësi të dinamikës së votave të mbetura.