Po ndihmonte mamanë për të gatuar/ Shpërthen bombola e gazit në banesën e shqiptares, pëson djegie të rënda 15-vjeçarja në Greqi

GREQI- Një bombël gazi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e një shqiptareje në Greqi. Mësohet se nga ngjarja është plagosur 15-vjeçarja shqiptare e cila ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup.

Ngjarja u regjistrua në banesën e saj në Neos Kosmos. Mësohet se e mitura po ndihmonte nënën në përgatitjen e ushqimit. Nga flakët vajza ka marrë djegie të gradës së dytë dhe pritet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve plastike kirurgjikale në ditët në vijim, me qëllim zvogëlimin e dëmeve në lëkurë. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhjeje gazi që mund të ketë shkaktuar shpërthimin.