Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje 65-vjeçare ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ndërsa policia ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesen e mjetit, një 70-vjeçare.
Sipas njoftimit, e moshuara akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.














