Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për ta bërë të përhershme kohën e kursimit, mes përpjekjeve dypartiake në Kongres për të siguruar një orë shtesë të ditës gjatë muajve të dimrit, nga nëntori në mars.
“Dhoma dhe Senati duhet të përpiqen fort për më shumë diell në fund të ditës. Është shumë popullor dhe, më e rëndësishmja, ne nuk do të kemi më nevojë të ndryshojmë orët, një shqetësim i madh dhe për qeverinë tonë, një ngjarje shumë e kushtueshme!”-, shkroi Trump në platformën “Truth Social”.
Trump e kishte mbështetur propozimin vitin e kaluar, por në muajin mars ai u duk se u tërhoq, duke shprehur rezerva për shqetësimet e shprehura nga shtetet veriore të SHBA-së për mundësinë që fëmijët të shkojnë në shkollë në errësirë gjatë muajve të dimrit.
Përfundon takimi Putin-Witkoff, presidenti rus do ketë një bisedë telefonike me Trump! Së shpejti takim mes tyre
Diskutimi për ndryshimin e sistemit aktual filloi më seriozisht në vitin 2022, kur Senati miratoi njëzëri një projekt-ligj nga senatori i atëhershëm Marco Rubio, tani Sekretar i Shtetit nën administratën Trump. Pavarësisht miratimit të papritur, propozimi në fund të fundit “ngeci” në Dhomën e Përfaqësuesve dhe nuk eci përpara.













