Zjarri ka përfshirë katin e tretë të një pallati në Gjirokastër, teksa policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje.
Zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Aktualisht policia është duke kryer evakuimin e banorëve.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit.
Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
