Aksidenti fatal, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Mediat kanë publikuar fotot e tre të rinjve që u dogjën brenda makinës, pas përplasjes me betonieren.

Në foto e publikuar dy vëllezërit Enejd Laçi dhe Erildi Laçi dhe Enrikejd Kurti.

Nga aksidenti mbeti i vdekur edhe Andi Laçi.

Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Makina ku udhëtonin të rinjtë u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Në polici është shoqëruar drejtuesi i betonieres, i cili po merret në pyetje.