Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherri ne ndodhur gjatë ditës së djeshme në Tiranë, pranë gjimnazit “Sami Frashëri”. Policia ka vendosur nën hetim tre adoleshentë 17-vjeçarë, dy 18-vjeçarë si dhe një 22-vjeçar, të cilët janë përleshur fizikisht në “Rrugën e Barrikadave”, pas një konflikti për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin”, njofton policia.
Sherri mes tyre u filmua nga kamerat e bizneseve pranë gjimnazit dhe pamjet u bënë virale. Në video fëmijët shihen duke goditur njëri-tjetrin me shkelma dhe grushte. Ndërkohë konflikti mes tyre ka ndodhur në rrugë ku qarkullojnë edhe automjete.
