Përleshje me sende të forta mes dy vëllezërve në Cërrik

Përleshen me sende të forta dy vëllezër nga Cërriku.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 55 vjeç dhe I. M., 48 vjeç, vëllezër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.