Ndahet nga jeta Princi i Luksemburgut!

Princi Frederik i Luksemburgut ka ndërruar jetë më 1 mars në Paris, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rrallë gjenetike POLG.

Lajmi u bë i ditur nga familja e tij në faqen zyrtare të Fondacionit POLG, të cilin Frederik e themeloi në vitin 2022.

“Me zemër të thyer, gruaja ime dhe unë dëshirojmë të informojmë për ndarjen nga jeta të djalit tonë, themeluesit dhe drejtorit kreativ të Fondacionit POLG, Frederik,” shkroi babai i tij, Princi Robert i Luksemburgut.

POLG është një çrregullim mitokondrial gjenetik që pengon prodhimin e energjisë në qeliza, duke shkaktuar shkatërrim të shumëfishtë të organeve.

Aktualisht, nuk ekziston asnjë trajtim apo kurë për këtë sëmundje.

Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, Princi Frederik u përpoq të jetonte me forcë dhe guxim.

Edhe në ditët e fundit të jetës së tij, Frederik vazhdoi me rutinën e tij të disiplinuar, përfshirë mësimet e gjuhës italiane në Duolingo dhe ushtrimet e përditshme.