Skuadra e Gozdenoviç ka shpërdoruar një shans të artë në “Elbasan Arena” për të shkurtuar edhe më shumë diferencën me vendin e katërt, të Partizanit.
Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë të fushë, pasi humbi Dumfurin, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në të 57’. Gafa e madhe ndodhi në minutën e 77-të Musta humbi një penallti për Elbasanin. Mesfushori verdheblu goditi shtyllën, duke shpërdoruar një mundësi fitoreje Elbasanit.
Në vijim, Skënderbeu ishte heroik, pasi edhe pse ishte me një lojtar më pak, arriti të menaxhonte rezultatin pa gola, duke u larguar me një pikë tepër të vlefshme nga “Elbasan Arena”, ku shumëkush e mendonte një kundërshtar të lehtë për verdheblutë.
Elbasani në 28 takime numëron 35 pikë dhe mban vendin e pestë me 5 pikë larg Partizanit, ndërsa Skënderbeu mban vendin e fundit me 27 pikë.
