Burri rreh bashkëshorten në Elbasan, i merr celularin dhe zhduket

Burri rreh bashkëshorten në Elbasan, dhe, pasi i merr celularin, zhduket në drejtim të paditur.

•Më datë 01.03.2025, ka kallëzuar shtetasja K. A., se ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. A., 30 vjeç, e ka dhunuar dhe i ka marrë celularin. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit, si dhe për verifikimin e kallëzimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.